“Shkelje në procesin e vettingut!”, Strasburgu i jep të drejtë ish-prokurorit Gentian Osmani

“Shkelje në procesin e vettingut!”, Strasburgu i jep të drejtë ish-prokurorit Gentian Osmani

Gjykata Europiane për të Drejtat e Njeriut ka konstatuar shkelje të nenit 8 të Konventës Europiane në rastin e ish-prokurorit të Krimeve të Rënda dhe ish anëtarit të KLP Gentian Osmani, i shkarkuar nga detyra në vitin 2019 në kuadër të procesit të vettingut. Në vendimin e publikuar këtë të martë, Strasburgu vlerëson se shkarkimi i Osmanit nuk ishte proporcional me qëllimet që synonte procesi i rivlerësimit kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve. Osmani ishte konfirmuar fillimisht në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, por më pas u shkarkua nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit për probleme që lidheshin me deklarimin e pasurisë. Sipas Gjykatës Europiane, problemi i vetëm i konstatuar kishte të bënte me mënyrën e pasqyrimit të kursimeve familjare në deklaratat e pasurisë...