Veliaj me raport mjekësor, shtyhet për në 7 korrik seanca në Gjykatën e Posaçme
Mungesa në sallë e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, por edhe të avokatit të tij mbrojtës, u bë shkak për shtyrjen e seancës të së martës ndaj tij dhe të bashkëpandehurve në Gjykatën e Posaçme. Avokati Ndreca e kishte justifikuar mungesën, përmes një raporti mjekësor, shkruan A2 CNN. Gjykata vendosi të shtyjë seancën për më 7 korrik dhe njëkohësisht të pezullojë afatin e paraburgimit ndaj Veliajt.
Burimi:
javanews.al