Sot seanca e radhës në GJKKO, kryebashkiaku Erion Veliaj nuk paraqitet
Në GJKKO mbahet sot seanca e radhës për gjyqin ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj dhe të pandehurve të tjerë që po gjykohen me proces normal. Vetë Veliaj nuk është paraqitur në gjyq, pasi refuzon të qëndrojë në kafazin e qelqtë, ndërsa do të mbrohet nga avokati Plarent Ndreca. Seancën e kaluar, të parit të Tiranës iu rrëzua kërkesa për transmetim live të seancës dhe daljen nga kafazi. Ndërsa seanca u shty pas kërkesës së avokatit të ri të Ajola Xoxës që të njihet me aktet.
Burimi:
sot.com.al