‘Historia nuk mohohet’, Artur Meçollari sfidon Ballën: Dritan Goxhaj ka qenë pjesë e UÇK-së
Ish-komandanti i Flotës Detare, Artur Meçollari, ka reaguar pas deklaratave të kreut të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, lidhur me Dritan Goxhajn. Në një reagim publik, Meçollari shkruan se historia nuk mund të mohohet, ndërsa i përgjigjet Ballës pas aludimeve se Goxhaj nuk ka qenë luftëtar i UÇK-së. Sipas Meçollarit, Dritan Goxhaj figuron në listën e shqiptarëve nga Shqipëria që kanë marrë pjesë në radhët e UÇK-së, konkretisht në operacionin “Shigjeta”, në Koshare dhe në malin e Pashtrikut. Meçollari publikon edhe listën ku, sipas tij, Dritan Goxhaj përmendet si pjesëmarrës në operacionin “Shigjeta”, me përshkrimin: “Dritan Goxhaj, Gjirokastër, oficer, shoqërues i misionit ushtarak amerikan”. Po ashtu, në listën e publikuar prej tij përmendet edhe Dilaver Rezo Goxhaj, babai i Dritan Goxhajt, si zëvendësshef...
Burimi:
sot.com.al