Candida auris, kërpudha që jeton në heshtje në trupat tanë sfidon spitalet në mbarë botën
Candida auris, një kërpudhë shumërezistente që është kthyer në një sfidë serioze për spitalet në mbarë botën, mund të qëndrojë për një kohë të gjatë në lëkurë pa shkaktuar simptoma. Studiuesit kanë zbuluar se mikroorganizmi mund të fshihet thellë në folikulat e qimeve, duke krijuar një strehë që e ndihmon të mbijetojë dhe të transmetohet më lehtë në mjediset spitalore. Mekanizmi u identifikua nga shkencëtarë të University of California, San Francisco (UCSF) dhe u publikua në revistën Science. Në eksperimente me minj, studiuesit vunë re se, ndryshe nga Candida albicans, e cila zhdukej nga lëkura brenda pak ditësh, Candida auris arrinte të qëndronte për periudha më të gjata, veçanërisht brenda folikulave të qimeve. Sipas studiuesve, kërpudha duket se arrin të «mashtrojë» pjesërisht sistemin imunitar. Ndërsa...
Burimi:
vizionplus.tv