Bota po përdor gjithnjë e më shumë makina elektrike

Bota po përdor gjithnjë e më shumë makina elektrike

-Botuar në web e radios shtetrore gjermane DW- Sa makina elektrike ka? Ku lëvizin më shumë? Sa kushtojnë, sa larg mund të shkojnë dhe a është më lirë të përdorësh energji elektrike apo karburant? Radio gjermane DW u përgjigjet këtyre pyetjeve. Tregu global i makinave elektrike po rritet shumë më shpejt se sa pritej. Në vitin 2019, vetëm një në 100 makina të shitura ishte elektrike, ndërsa vitin e kaluar ishte një në katër. Në maj të këtij viti, 63 përqind e makinave të reja në Kinë ishin elektrike. Përveç Kinës, ka një vrull në Evropë, por shitjet po rriten edhe në rajone të tjera. Megjithatë, pjesa e përgjithshme është ende e ulët – ka 1.4 miliardë makina në rrugë në të gjithë botën, nga...