Serbia arreston një shtetas të Kosovës në kufi

Serbia arreston një shtetas të Kosovës në kufi

Kosova E Premte, 3 Korrik 2026 19:19 Autoritetet serbe kanë arrestuar në pikën kufitare të Mutivodës, që lidh Kosovën me Serbinë, shtetasin Osman Selmani, nën dyshimet për kryerjen e krimeve të luftës. Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, ndaj Selmanit, Gjykata e Lartë në Beograd ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh. “Ekzistojnë dyshime të bazuara se më 14.06.1999, në vendin Sofali, Prishtinë, në bashkëkryerje me disa pjesëtarë të UÇK-së, me armë të ftohta dhe armë zjarri, në mënyrë mizore dhe tinëzare, ua ka marrë jetën civilëve të nacionalitetit serb, çiftit bashkëshortor Vlladimir dhe Persa Stanisavljeviq”, u tha në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë Familjarët e Osman Selmanit i kanë cilësuar akuzat si të pabazuara dhe të pavërteta....