Bisedimet me SHBA ndërpriten për shkak të luftës së Izraelit në Liban

Bisedimet me SHBA ndërpriten për shkak të luftës së Izraelit në Liban

Mediet iraniane raportuan sot se negociatat mes Teheranit dhe Uashingtonit kanë marrë fund, pas javësh ngërçi në bisedime dhe në sfondin e konfliktit të vazhdueshëm në Liban. Sipas agjencisë së lajmeve Fars, e lidhur me Gardën Revolucionare Islamike të Iranit (IRGC), prej disa ditësh nuk është zhvilluar asnjë takim mes përfaqësuesve iranianë dhe amerikanë. Edhe agjencia Tasnim raportoi dje se bisedimet indirekte me Shtetet e Bashkuara të  Amerikës janë ndërprerë si pasojë e sulmeve të vazhdueshme izraelite në Liban, ku forcat izraelite kanë në shënjestër lëvizjen Hezbollah, të mbështetur nga Irani. Tasnim shtoi se nuk do të ketë bisedime të mëtejshme për sa kohë që vazhdojnë armiqësitë në Liban. Kryenegociatori iranian dhe kryetari i Parlamentit, Mohammad Bagher Ghalibaf, deklaroi në rrjetin social X se, nëse...