Gazetarja thirrje qytetarëve: Kryeministri gënjeu, mos negocioni! Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër!
Gazetarja Ola Xama, i është bashkuar mijëra qytetarëve në protestë para kryeministrisë për të kundërshtuar ndërtimet në Zvërnec, ndërsa i ka bërë thirrje protestuesve të mos negociojnë me kryeministrin Edi Rama, i cili i ftoi ata në një konsultim publik për projektin. “Kryeministri gënjeu! Doli dhe gënjeu hapur dje në konferencë. Mos negocioni, sepse dikush që do të vjedhë sot, do të vjedhë edhe nesër”, tha ajo. Xama theksoi se pasuritë publike janë të Shqipërisë, që janë të shqiptarëve dhe jo të politikës, të pushtetit dhe të biznesmenëve. Ola Xama: Unë jam gazetare dhe ndoshta nuk do të duhej të isha në protestë, sepse duhet të raportoj për protestën. Por, para se të jem gazetare, jam qytetare e këtij vendi. Dhe kam ardhur sot jo...
Burimi:
sot.com.al