ANALIZA E REL/ Kush është serbi i ekstremit të djathtë në listën e zezë amerikane që i mblodhi “shokët” evropianë në Beograd?
Nga Dushan Komarçeviq, REL Për Rusinë dhe për racën e bardhë, kundër migrantëve dhe “bllokuesve”, pra kundër pjesëmarrësve në protestat antiqeveritare në Serbi. Kështu mund të përmblidhen mesazhet e konferencës së disa partive evropiane të ekstremit të djathtë, përfaqësuesit e të cilave u mblodhën në Beograd me ftesë të Misha Vaciqit, një ultradjathtisti të dënuar, i cili është ndër themeluesit e Partisë së Nacionalistëve Serbë. Në konferencë morën pjesë parti ekstremiste nga Italia, Spanja dhe Greqia, ndërsa u dëgjuan edhe fyerje ndaj romëve, personave me ngjyrë dhe komunitetit LGBT. Gjithashtu, folësit përhapën narrativa proruse dhe antiperëndimore, si dhe mohuan pavarësinë e Kosovës. Ministria për të Drejtat e Njeriut dhe të Pakicave nuk iu përgjigj pyetjeve të Radios Evropa e Lirë (REL) lidhur me mesazhet e...
Burimi:
javanews.al