Analisti grek kritikon rikthimin e Tsipras me partinë e re në Greqi: Arriti atë që donte, por vetëm për momentin

Analisti grek kritikon rikthimin e Tsipras me partinë e re në Greqi: Arriti atë që donte, por vetëm për momentin

Alexis Tsipras ka arritur atë që synonte me krijimin e partisë së re Aleanca e Majtë Greke (ELAS), por efekti mund të jetë i përkohshëm. Ky është vlerësimi i analistit grek Sakis Moumtzis në një opinion të publikuar në Kathimerini. Sipas tij, nga pikëpamja e komunikimit politik, prezantimi i partisë së re ishte i suksesshëm, pasi tërhoqi vëmendje të madhe dhe dominoi debatin publik në Greqi. Megjithatë, Moumtzis argumenton se vëmendja nuk u përqendrua te idetë apo premtimet e Tsipras. “Askush nuk i kushtoi vëmendje patriotizmit të ri apo premtimeve për taksimin e pasurisë. Të gjitha këto i kemi dëgjuar më parë. I gjithë diskutimi u përqendrua te emri: ELAS”, shkruan ai. Analisti vlerëson se edhe reagimet ironike që pasuan tregojnë se strategjia funksionoi. “Tsipras...