Rusia terrorizon ukrainasit, qindra raketa e dronë gjatë natës, 21 viktima e 100 të plagosur
Moska ndërmori një valë të fuqishme sulmesh ndaj Ukrainës në orët e para të së martës, duke goditur kryeqytetin Kiev dhe qytetin qendror të Dnipros në një prej bombardimeve me vdekjeprurëse të muajve të fundit. Sipas autoriteteve ukrainase, të paktën 21 persona humbën jetën gjatë sulmeve të natës, përfshirë gjashtë viktima në Kiev dhe 15 në Dnipro. Mes të vrarëve ishin dy fëmijë dhe një zëvendëskomandant i zjarrfikësve, i cili ishte në detyrë në momentin e sulmit. Në total, mbi 100 persona mbetën të plagosur. Vetëm në kryeqytet, më shumë se 41 mijë banorë kërkuan strehim në stacionet nëntokësore të metrosë, duke reflektuar përmasat e bombardimeve. Sipas ushtrisë ukrainase, Rusia lëshoi mbi 600 dronë dhe 70 raketa, përfshirë raketat moderne hipersonike, Zirkon, duke goditur infrastrukturë...
Burimi:
javanews.al