PS Tiranë feston 35-vjetorin e themelimit, Rama: Vlerësoj punën e patronazhistëve

PS Tiranë feston 35-vjetorin e themelimit, Rama: Vlerësoj punën e patronazhistëve

Partia Socialiste dega Tiranë feston sot 35-vjetorin e themelimit. Në një event në Pallatin e Kongreseve në kryeqytet, qindra socialistë, një pjesë e të cilëve funksionarë të lartë, janë mbledhur për të përkujtuar këtë ditë. Në nisje të eventit, është pasqyruar një historik i shkurtër i kësaj force politike, që nga koha kur ajo drejtohej nga Fatos Nano, në periudhën kur kryeministri Edi Rama kandidonte për kryetar bashkie dhe deri në ditët e sotme, kur Shqipëria është një hap më pranë anëtarësimit në BE. Përmes pamjeve të publikuara, është nxjerrë na pah kontrasti dhe ndryshimi rrënjësor që Tirana ka përjetuar gjatë këtyre viteve. Në Tiranën e para vitit 2001, nga pamjet vihet re një mugesë e theksuar e infrastrukturës, prezencë e kaosit dhe mungesë e hapësirave publike. Ndërkohë në...