Bie zjarr te Drejtoria e Policisë Tiranë, shkëndija elektrike i vë flakën sallës së network-ut

Bie zjarr te Drejtoria e Policisë Tiranë, shkëndija elektrike i vë flakën sallës së network-ut

Një zjarr ka rënë mbrëmjen e sotme në sallën e network-ut të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë. Nga incidenti janë djegur disa kabuj elektrikë, ndërsa nuk raportohet për persona të lënduar. “Rreth orës 18:10, dyshohet se si pasojë e një shkëndije elektrike, ka rënë zjarr në sallën e network-ut të DVP Tiranë. Zjarri është izoluar dhe fikur në një kohë të shkurtër. Si pasojë janë djegur disa kabuj elektrikë. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit”, njofton policia. Top Channel