Botërori 2026/ Rudi Voeller paralajmëron kombëtaren gjermane: Asnjë nismë politike

Botërori 2026/ Rudi Voeller paralajmëron kombëtaren gjermane: Asnjë nismë politike

Gjermania do të përqendrohet ekskluzivisht në aspektin sportiv në Botërorin 2026 që do të mbahet në Kanada, Meksikë dhe SHBA, pa asnjë nisme apo ndonjë marrje pozicioni politik në prag të ndeshjeve. Ai që e konfirmoi këtë ishte Drejtori Sportiv i Die Mannschaft, Rudi Voeller. ‘Konteksti politik i turneut nuk do të duhet të ndërhyjë në përgatitjen e ndeshjeve. Nuk do të ndodhë më që përpara ndeshjeve të ndërmerren nisma apo të jepen intervista për tema politike-tha Voeller duke iu referuar diskutimeve që ndodhën gjatë Botërorit 2022 në Katar. Në atë kohë, kombëtarja gjermane u vendos në qendër të vëmendjes për disa nisma simbolike mes të cilave edhe gjesti i protestës së futbollistëve që mbuluan gojën në foton e kryer përpara ndeshjes me Japoninë në...