“Shqipëria është lavatriçe parash”, Peka shpërthen: Rama është në pushtet për shkak të vjedhjes së zgjedhjeve
Eksperti i çështjeve të sigurisë, Avenir Peka, i ftuar në një emision televiziv, duke ngritur akuza të rënda ndaj qeverisjes në Shqipëri dhe rolit të partnerëve ndërkombëtarë. Ai deklaroi se kryeministri Edi Rama është në pushtet për shkak të “vjedhjes së zgjedhjeve”. Peka akuzoi Bashkimin Europian dhe vende të veçanta anëtare se kanë pasur rol pasiv ose të pamjaftueshëm ndaj zhvillimeve në Shqipëri, duke u shprehur se, se kjo situatë ka ndikuar në rritjen e krimit të organizuar dhe emigracionit masiv. Ai sfidoi drejtpërdrejt ambasadorët dhe përfaqësuesit e BE në Tiranë, duke kërkuar që ata të shprehen hapur mbi disa çështje, përfshirë integrimin europian, luftën kundër krimit të organizuar dhe funksionimin e zgjedhjeve në vend. ‘Tani, unë mendoj që edhe opozita, edhe media, por edhe...
Burimi:
sot.com.al