“Shqipëria nuk mund të përballojë naivitet”/Tabaku propozon mekanizëm bashkëpunimi me Kongresin Amerikan: Korrupsioni..
Në Forumin e Sigurisë të zhvilluar në Tiranë me pjesëmarrjen e kongresmenëve amerikanë, eurodeputetëve dhe parlamentarëve nga rajoni, deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku propozoi krijimin e një strukture të përhershme bashkëpunimi mes Kuvendit të Shqipërisë dhe Kongresit Amerikan, për çështje të sigurisë ekonomike, investimeve strategjike, energjisë dhe teknologjisë. Në ndërhyrjen e saj, Tabaku u ndal tek ndryshimi i arkitekturës së sigurisë në Ballkanin Perëndimor, duke argumentuar se rajoni nuk shihet më vetëm si një projekt demokratizimi, por si një hapësirë konkurrence strategjike për energjinë, infrastrukturën, teknologjinë dhe ndikimin gjeopolitik. Ajo theksoi se korrupsioni dhe institucionet e dobëta nuk janë më vetëm problem i brendshëm politik, por vulnerabilitete që mund të shfrytëzohen nga aktorë dhe interesa armiqësore. Sipas Tabakut, prokurimet e errëta, investimet pa transparencë...
Burimi:
sot.com.al