Beppe dhe Franco Baresi; vëllezër të ndarë nga futbolli, por kampionë të përulësisë
Beppe dhe Franco Baresi, të lindur në Travagliato në vitet 1958 dhe 1960, u rritën mes sakrificave së bashku me motrën Lucia dhe vëllain Angelo. Fëmijëria e tyre u shënjua nga humbja e nënës Regina në vitin 1971 dhe, pak vite më vonë, edhe e babait Terzo, duke mbetur jetimë në moshë të re. Trajneri Guido Settembrino mbajti premtimin që i kishte bërë nënës së tyre dhe i çoi në provë tek Interi. Beppe, tifoz i Milanit, kaloi provën në vitin 1972 dhe u bë simbol i Interit, ndërsa Franco u pranua më vonë te Milani. Të dy luajtën bashkë vetëm te skuadra e vendlindjes, përpara se të bëheshin rivalë në derbin e Milanos. Përjashtim ishte lamtumira e Francos nga futbolli në vitin 1997, kur...
Burimi:
telesport.al