Chivu: Klubi e di çfarë përforcimesh dua, na nevojiten lojtarë që rrisin nivelin, si Stones

Chivu: Klubi e di çfarë përforcimesh dua, na nevojiten lojtarë që rrisin nivelin, si Stones

Në prag të miqësores ndaj Manchester City në Hong Kong, trajneri i Interit, Cristian Chivu, dërgoi një mesazh të qartë për drejtuesit në lidhje me merkaton: “Klubi e di si mendoj, na duhen lojtarë që ta rrisin nivelin e skuadrës. Duhet durim, sepse merkatoja është e gjatë. Ekipi është tashmë konkurrues, por duhet të marrim futbollistë të rëndësishëm për t’u përmirësuar. Të gjithë e dimë se ku na mungon diçka”. Chivu iu referua veçanërisht krahut të djathtë, ku Denzel Dumfries ende nuk është zëvendësuar, ndërsa Diouf është në fazën e përshtatjes. Në mesfushë, trajneri rumun shpreson të sigurojë transferimin e Curtis Jones. Me humor, ai iu drejtua edhe një gazetari anglez: “Do të ishte mirë sikur klubet tuaja t’i shpenzonin më shumë paratë jashtë Anglisë sesa...