Kalvari i Franco Baresit, nga operacioni për nodulin në mushkëri deri te njoftimi i ndarjes nga jeta
Ndarja nga jeta e Franco Baresit u konfirmua zyrtarisht të premten, më 31 korrik, pas disa ditësh mes lajmesh dhe përgënjeshtrimesh. Kalvari i tij nisi rreth një vit më parë, kur Milani njoftoi se gjatë një kontrolli rutinë ishte zbuluar një nodul në mushkëri. Më 3 gusht 2025, klubi bëri të ditur se Baresi iu nënshtrua një ndërhyrjeje mini-invazive për heqjen e nodulit. “Ndërhyrja shkoi me sukses dhe periudha pas operacionit kaloi pa komplikime. Më pas, specialisti onkolog rekomandoi një terapi konsoliduese me imunoterapi”, – njoftoi Milani. Vetë Baresi u shpreh: “Të dashur tifozë, do të më duhet pak kohë të rikuperohem. Faleminderit Milanit dhe të gjithëve për mbështetjen. Me përzemërsi, ju përqafoj”. Pas operacionit ai ndoqi një cikël imunoterapie. Më 4 nëntor 2025 u...
Burimi:
telesport.al