Ka shënuar 3 gola me ekipin e ri, ish-trajneri i sulmuesit shqiptar: Do të jetë një provë e mirë për mbrojtësit tanë, me zor po e presim

Ka shënuar 3 gola me ekipin e ri, ish-trajneri i sulmuesit shqiptar: Do të jetë një provë e mirë për mbrojtësit tanë, me zor po e presim

Lorent Tolaj po përshtatet më së miri me ekipin e Bristolit. Sulmuesi shqiptar ka shënuar 3 gola në 2 takimet e para miqësore me skuadrën e tij të re. Ditën e nesërme, Tolaj do të përballet me ish-ekipin e tij, Argyle Plymouth-in. Trajneri i këtyre të fundit ka deklaruar se e presin me padurim Tolajn, pasi me aftësitë që zotëron do të jetë një provë mjaft e mirë për mbrojtësit e Plymouth-it. “Ne mezi presim që ai të kthehet, do të jetë një provë e mirë për mbrojtësit tanë, ne i dimë pikat e forta dhe të dobëta të tij”, ka deklaruar ndër të tjera Tom Cleverley./Sport Ekspres/