Mesazhi emocionues i Maldinit: “Më frymëzove si fëmijë, më udhëhoqe si djalë dhe më frymëzove si burrë”
31 Korrik 2026 11:50 Alfred Lleshi Paolo Maldini i ka kushtuar një mesazh prekës Franco Baresit, i cili u nda nga jeta sot, në orën 07:31, në moshën 66-vjeçare, një vit pas njoftimit për operacionin që kreu për një nodul në mushkëri. Ish-kapiteni i Milanit e përshëndeti legjendën kuqezi me një postim në Instagram: “Sot ndiej të njëjtën ndjesi si sa herë që, për çfarëdo arsyeje, nuk mund të ishe në fushë pranë nesh: si do t’ia dalim pa kapitenin tonë? Më mësove të luftoj deri në frymën e fundit, çfarë do të thotë dashuria për fanellën dhe vlera e të qenit një lider i vërtetë. E bëre këtë me shembullin tënd çdo ditë: pak fjalë, por shumë vepra”. Maldini kujtoi se Baresi e mbrojti...
Burimi:
telesport.al