“Bela, vasalja…”/ Ballukut pritet t’i komunikohet akuza për shkeljen në tendera, protestuesit grumbullohen para SPAK

“Bela, vasalja…”/ Ballukut pritet t’i komunikohet akuza për shkeljen në tendera, protestuesit grumbullohen para SPAK

Një grup protestuesish janë grumbulluar para ambienteve të Prokurorisë së Posaçme pasi sot është thirrur ish-zv. kryeministrja Belinda Balluku, së cilës pritet t’i komunikohet akuza për shkelje në 6 tendera të tjerë veç lotit 4 të Unazës dhe Tunelit të Llogarasë. Ata mbajnë në duar pankarta kundër qeverisë, si edhe ndaj deputetes. “Bela-ja e pushtetit”, thuhet në një pankartë, kurse në një tjetër “Bela, vasalja e mretit, tregoji SPAK-ut, vjedhjen e buxhetit.” Policia po ndërhyn për largimin e protestuesve, por ata ua kthejnë se nuk po bëjnë asgjë të ndaluar. Kujtojmë se gjatë dy muajve protestë, një prej thirrjeve të vazhdueshme ka qenë “Arrestoni Ballukun.”