“Belindëria e korrupsionit, në merak për imazhin e Shqipërisë”/ Xhixho i kthehet Ballukut: Na qenka shqetësuar

“Belindëria e korrupsionit, në merak për imazhin e Shqipërisë”/ Xhixho i kthehet Ballukut: Na qenka shqetësuar

Deputetja e Partisë së Lirisë Erisa Xhixho i ka replikuar ish-numrit 2 të qeverisë, Belinda Balluku, e cila kishte ripostuar në profilin e saj në facebook, reagimin e MIA-s për dezinformimin e bërë nga CNN lidhur me protestat në Shqipëri. Xixho shkruan se Balluku po tregon shqetësim për prishje të imazhit të Shqipërisë, por nuk u shqetësua për të njëjtën gjë kur SPAK e mori të pandehur për korrupsion. Postimi i Erisa Xhixhos: Belindëria e Korrupsionit në merak për Imazhin e Shqipërisë. Në vend të heshtë, më e pakta që mund të bëjë, Belindëria e Korrupsionit qenka e shqetësuar se protestat qytetare po nxijnë imazhin e Shqipërisë! Çfarë nuk po na shohin sytë e çfarë nuk po na dëgjojnë veshët! Po kur një zëvendëskryeministre merret...