I gjithë stadiumi në këmbë, momenti kur Neymar rikthehet në fushë me Brazilin

I gjithë stadiumi në këmbë, momenti kur Neymar rikthehet në fushë me Brazilin

Ylli brazilian, Neymar, bëri një rikthim emocionues me kombëtaren e Brazilit në Kupën e Botës 2026, teksa “Seleçao” mposhti Skocinë rezultatin bindës 3-0 në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve. 34-vjeçari, i cili nuk kishte luajtur për Brazilin që nga tetori i vitit 2023 në një ndeshje kualifikuese ndaj Uruguait, u aktivizua në minutën e 76-të, duke zëvendësuar Matheus Cunha, në momentin kur skuadra braziliane kishte siguruar tashmë fitoren, ndërsa i gjithë stadiumi u ngrit në këmbë për ta nderuar. Rikthimi i Neymarit ishte veçanërisht emocional. Sulmuesi brazilian u pa duke fshirë lotët sapo hyri në fushën e stadiumit në Miami, ndërsa pas përfundimit të ndeshjes përqafoi shokët e skuadrës dhe familjarët e tij. Për Neymarin kjo ishte paraqitja e 129-të me fanellën e...