Plazhi i vetëm në Evropë që ndan burrat nga gratë me mur

Plazhi i vetëm në Evropë që ndan burrat nga gratë me mur

Në zemër të Triestes, një nga qytetet më të njohura bregdetare të Italisë, ndodhet “La Lanterna”, i njohur nga vendasit si “El Pedocin” – plazhi i vetëm në Evropë ku burrat dhe gratë vazhdojnë të lahen të ndarë nga një mur fizik. Tradita daton që nga viti 1903, kur gjatë Perandorisë Austro-Hungareze u ndërtuan banjat publike në zonën e Santa Teresa. Për shkak të normave të kohës mbi moralin dhe mirësjelljen, autoritetet vendosën të ndanin hapësirat për burrat dhe gratë me një gardh, i cili më vonë u zëvendësua nga muri karakteristik i bardhë, rreth 3 metra i lartë dhe 74 metra i gjatë. Edhe pas kalimit të Triestes nën administrimin italian dhe ndryshimeve të shumta historike, “Pedocin” ruajti rregullat e tij tradicionale. Sot, gratë...