E vërteta e hidhur e turizmit, shifrat fshehin një realitet tronditës, Topuzi: Më shumë se gjysma janë tranzit nëpër Shqipëri
Pavarësisht entuziazmit të vazhdueshëm për rritjen e numrit të turistëve dhe lulëzimit të sezonit veror, realiteti i turizmit në Shqipëri vuan nga probleme kronike që fshihen pas shifrave sipërfaqësore. Një analizë e fundit tregon se vendi po dështon në zbatimin e strategjive të mirëfillta të zhvillimit, duke u mjaftuar me ndërhyrje të thjeshta kozmetike që nuk sjellin qëndrueshmëri afatgjatë. Kryetari i Shoqatës së Hoteleri-Turizmit, Zak Topuzi, nga studioja e “Kafe Shqeto” në Syri tv gjatë një bisedë me moderatorin Flavio Qarri tha se, të dhënat konfirmojnë se Shqipëria nuk po arrin të konkurrojë me rajonin, duke u gjendur e papërgatitur përballë zhvillimeve. Ndërsa vende si Greqia kanë një avantazh prej dekadash dhe po zbatojnë me sukses modelin 'mixed-use' që e mban turizmin gjallë 12 muaj...
Burimi:
syri.net