“Dy arsyet pse Rama u degjenerua përballë protestës!” Tomor Alizoti për deklaratat e Kryeministrit: “F*ck You” ishte…
Drejtuesi politik i Parisë Demokratike, për qarkun e Elbasanit, Tomor Alizoti, ka publikuar së fundi një status në llogarinë e tij në rrjetin social “Facebook”, ku jep sipas tij, “dy arsyet pse Rama u degjenerua përballë protestës”, pas deklaratës së tij të bërë në “Financial Times” ku kryeministri u shpreh “Fuck You”. Alizoti shkruan se Rama nuk është një lider që përballet me rregulla të barabarta me kundërshtarët, e andaj sipas tij: “ai nuk e shikon popullin e protestës si një elektorat pa të cilin ai nuk mund të mbijetojë”. Duke theksuar më tej se populli nuk është pjesë e asaj që Alizoti e quan “aritmetikë elektorale”. Së dyti, demokrati vendos arsyen juridike, ai shkruan: “Nuk ka të bëjë sërish me popullin e protestës, por...
Burimi:
sot.com.al