‘Kërcënoi pronarët në Tropojë’, Rama sulmon ish-zv.ministrin socialist: E bënte rrumbullak gjumin në zyrë
Kryeministri Edi Rama ka nxjerrë mesazhet e ish-zëvendësministrit Olti Rrumbullaku, ku, sipas tij, ky i fundit ka kërcënuar pronarët e një bujtine në Tropojë pasi nuk ndajnë të njëjtin mendim për protestat e zhvilluara para Kryeministrisë. Përmes një postimi Rama tregon se Rrumbullaku në kohën kur ishte zëvendësministër i Arsimit mbyllej në zyrë dhe flinte gjumë. Ai thekson se Rrumbullakun e larguan nga detyra pasi ishte i padobishëm dhe tani në shenjë “hakmarrjeje” po u tregon “delet e narkotrafikut” dy djemve që, sipas Ramës, “i japin ujë në bisht të lugës”. “RRUMBULLAKTOROLLAK Djemtë e CHESTNUT HILL-it lart në Tropojë janë dy vëllezër flori, nga një familje e dinjitetshme në një nga majat e atyre maleve kreshnike, ku kanë ngritur një biznes familjar me stërmundim të...
Burimi:
sot.com.al