Belgjika i kërkon BE-së ndihmë, ndërsa zjarri në pyje përhapet me shpejtësi
Belgjika ka kërkuar ndihmë nga vendet e tjera të Bashkimit Evropian për të përballuar një zjarr të fuqishëm në pyje në lindje të vendit, rreth 25 kilometra larg kufirit me Gjermaninë. Rreth 1.600 hektarë tokë janë djegur që nga shpërthimi i zjarrit të premten pasdite pranë qytetit Baelen, shkroi transmetuesi publik RTBF. Zjarrfikës gjermanë ndodhen në vendngjarje që prej së premtes në mbrëmje, sipas autoriteteve lokale. Helikopterë dhe avionë shtesë nga Republika Çeke, Suedia dhe Holanda janë mobilizuar, shkroi të shtunën në X komisionerja e BE-së për Krizat, Hadja Lahbib. Agjencia belge e mbrojtjes civile ka kërkuar ndihmë nga ushtria e vendit, e cila pritet të vërë në dispozicion automjete zjarrfikëse nga bazat e saj ajrore. Zjarri në pyje është më i madhi në Belgjikë...
Burimi:
syri.net