Barcelona shton presionin për Rodrin, gati ta rrisë ofertën për ta mbyllur shpejt marrëveshjen

Barcelona shton presionin për Rodrin, gati ta rrisë ofertën për ta mbyllur shpejt marrëveshjen

8 Gusht 2026 12:27 Alfred Lleshi Barcelona është gati të bëjë lëvizjen e radhës për Rodrin, teksa negociatat për transferimin e mesfushorit spanjoll po hyjnë në një fazë vendimtare. Klubi katalanas pritet të përmirësojë ofertën e tij shumë shpejt, me synimin për të përshpejtuar bisedimet dhe arritur marrëveshjen me Manchester City. Oferta e parë, prej 45 milionë eurosh, plus 5 milionë euro bonuse, është refuzuar nga anglezët. City kërkon një shumë më të lartë për ta lejuar largimin e Rodrit. Megjithatë, sinjalet që vijnë nga negociatat janë pozitive. Burime pranë bisedimeve bëjnë me dije se Manchester City e pret largimin e Rodrit drejt Barcelonës këtë verë, kërkesë që i është bërë me dije qartë edhe nga vetë mesfushori këto dy ditë, ndërsa tashmë çështja kryesore mbetet...