Lucumi “tradhton” Anglinë për Juventus-in/ Marrëveshja personale, 5 vite në Torino

Lucumi “tradhton” Anglinë për Juventus-in/ Marrëveshja personale, 5 vite në Torino

Juventus-i ka hedhur një hap të rëndësishëm drejt transferimit të Jhon Lucumi-t, duke arritur një marrëveshje në parim me mbrojtësin kolumbian për kushtet personale.Sipas “Tuttosport”, Lucumi e ka mbajtur Juventus-in në krye të preferencave të tij, pavarësisht interesimit nga Anglia. Nottingham Forest ka shfaqur interes konkret, ndërsa Chelsea dhe Manchester United kanë bërë kontakte eksploruese.Megjithatë, vendosmëria e Juventus-it ka bindur 27-vjeçarin, i cili ka pranuar një kontratë pesëvjeçare me pagë rreth 2.5 milionë euro në sezon, plus bonuse.Forest ishte gati t’i ofronte rreth 1 milion euro më shumë neto në vit, por Lucumi ka preferuar projektin e Juventus-it, futbollin evropian dhe vazhdimin e aventurës në Serie A.Tani, pengesa kryesore mbetet Bologna.Luciano Spalletti e ka identifikuar Lucumi-n si një nga prioritetet e tij për repartin defensiv,...