Maradona, del në ankand topi legjendar i “Dorës së Zotit”. Çmimi nis nga 2.5 milionë dollarë

Maradona, del në ankand topi legjendar i “Dorës së Zotit”. Çmimi nis nga 2.5 milionë dollarë

8 Gusht 2026 11:49 Alfred Lleshi Nga data 21 deri më 23 gusht, do të jetë e mundur, duke marrë pjesë në ankandin e organizuar nga shtëpia “Heritage Auctions”, të sigurohet topi me të cilin Diego Armando Maradona shënoi golin legjendar me “Dorën e Zotit”, duke befasuar portierin Peter Shilton. Kushti? Të kesh gati të paktën 2.5 milionë dollar. Kjo është shuma fillestare e ankandit për këtë relike të futbollit. Parashikimet, megjithatë, e vendosin çmimin shumë më lart, mendohet se mund të arrijë në 9 apo edhe 10 milionë dollarë. Për 9.3 milionë dollarë ishte shitur më parë fanella e veshur nga “Pibe de Oro” në atë ndeshje. Bota e koleksionistëve vazhdon të zgjerohet në mënyrë spektakolare, me rekordet e shitjeve të kartave dhe relikeve sportive...