Taulant Seferi ndryshon skuadër, sulmuesi kuqezi firmos me Kayserisporin
Nuk është vetëm Marash Kumbulla që bëhet me skuadër të re. Edhe Taulant Seferi ka ndryshuar ekip, duke zgjedhur të vazhdojë karrierën në futbollin turk. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare është larguar nga Bodrumspor për t’iu bashkuar Kayserisporit. Klubi turk ka zyrtarizuar transferimin përmes një postimi në rrjetet sociale, duke i uruar mirëseardhjen futbollistit nga Kumanova. Seferi vjen pas një sezoni mjaft pozitiv me Bodrumsporin, ku ishte një prej lojtarëve më të spikatur të skuadrës. Sulmuesi kuqezi realizoi 17 gola dhe dha 7 asistime në 40 ndeshje, shifra që konfirmojnë peshën e tij në repartin ofensiv. Tashmë 29-vjeçari nis një tjetër aventurë në karrierën e tij, e cila e ka parë të luajë në disa kampionate të ndryshme. Përpara eksperiencës me Bodrumsporin, Seferi është aktivizuar edhe...
Burimi:
ntv.al