Avioni luftarak F-16 rrëzon dronin rus pasi shkeli hapësirën ajrore të Rumanisë

Avioni luftarak F-16 rrëzon dronin rus pasi shkeli hapësirën ajrore të Rumanisë

Një tjetër dron që kishte shkelur hapësirën ajrore të Rumanisë është rrëzuar nga një avion luftarak F-16 pranë kufirit me Ukrainën, njoftoi Ministria rumune e Mbrojtjes. Sipas autoriteteve rumune, ky është droni i dytë i neutralizuar pas një incidenti të ngjashëm. Një dron i parë, i identifikuar nga prokurorët rumunë si rus, u rrëzua të premten pasi kishte hyrë në territorin ajror të vendit. Ngjarja ka rritur shqetësimet në Bukuresht për shkelje të mundshme të hapësirës ajrore nga mjete pa pilot të lidhura me sulmet ruse në Ukrainë, veçanërisht në zonat pranë kufirit. Ministria rumune e Mbrojtjes vijon verifikimet për të përcaktuar origjinën dhe misionin e dronit të dytë, ndërsa autoritetet kanë rritur masat e mbikëqyrjes ajrore në zonën kufitare me Ukrainën.