VIDEO / Vidhishta në zi, përcillen në banesën e fundit çifti që u vra nga ish-dhëndri

VIDEO / Vidhishta në zi, përcillen në banesën e fundit çifti që u vra nga ish-dhëndri

Fshati Vidhishtë i Roskovecit është në zi pas ngjarjes së rëndë që tronditi komunitetin, ku humbën jetën dy bashkëshortë të familjes Plaka. Sot në orën 11:00 zhvillohet ceremonia mortore për dy viktimat, ku familjarë, të afërm dhe banorë të zonës do t’u japin lamtumirën e fundit në varrezat e fshatit. Banorët e Vidhishtës kanë shprehur dhimbjen për humbjen e çiftit, të cilin e përshkruajnë si njerëz të qetë dhe të respektuar në komunitet. Ndërkohë, ceremonia mortore për autorin e ngjarjes është planifikuar të zhvillohet ditën e diel. Sipas informacioneve, vendimi është marrë për të shmangur përplasje apo tensione të mundshme mes dy familjeve, pasi ato jetojnë në të njëjtën zonë dhe varrezat janë të përbashkëta. Ngjarja e rëndë u regjistrua në orët e para të...