Andoni: Kapitulli për mjedisin mbetet ndër më të vështirët, qeveria duhet të japë përgjigje për zonat e mbrojtura

Andoni: Kapitulli për mjedisin mbetet ndër më të vështirët, qeveria duhet të japë përgjigje për zonat e mbrojtura

Analisti Ben Andoni, në emisionin “3D” të moderuar nga gazetari Alban Dudushi, theksoi se baza reale e protestës lidhet me rreth 40 shoqata mjedisore, të cilat prej kohësh kanë shprehur shqetësimin për mbrojtjen e zonave të mbrojtura. Sipas tij, puna e tyre ka nisur shumë më herët se shpërthimi i protestës, duke u fokusuar te rreziku që i kanoset mjedisit nga lejet e ndërtimit dhe mungesa e zbatimit të ligjit. Andoni nënvizoi se rezolutat e Parlamentit Evropian nuk kanë dispozita të detyrueshme ligjore për vendet që janë në proces negocimi për anëtarësim në BE. “Në asnjë instancë – qoftë në parlamentet lokale apo në Parlamentin Europian, rezolutat nuk kanë fuqi detyruese, por shërbejnë si dokumente kryesore kur vendi përballet me kapitujt e negociatave. Mw tej ai tha se,  “Kryeministri...