‘Zvërneci’/ Kikia: Ka grupe që mund të përplasen, ja çfarë e rrezikon protestën
Gazetari Mentor Kikia, i ftuar në një studio televizive vlerëson se protesta aktuale përballet me një sfidë të madhe në aspektin politik, kryesisht për shkak të mungesës së një kërkese të qartë dhe të negociueshme. Sipas tij, ndryshe nga protestat e mëparshme si ajo kundër mbetjeve kimike apo ajo e studentëve, kjo lëvizje nuk ka një objektiv të përcaktuar, gjë që e bën shumë më të vështirë artikulimin e saj politik dhe çdo proces dialogu. Në këtë kuptim, Kikia thekson se situata nuk krijon hapësirë reale për negociata, por përplasje pozicionesh të forta. “Protesta në aspektin politik, mendoj që është absolutisht një mision shumë i vështirë, sepse ndryshe nga protesta për mbetjet kimike, ndryshe nga protesta për studentët, që ne i referojmë si pika kulmore...
Burimi:
sot.com.al