“Atdheu nuk është në shitje”/ Turma e protestuesve marshojnë rrugëve të Tiranës, ushton thirrja: Rama jepe dorëheqjen!

“Atdheu nuk është në shitje”/ Turma e protestuesve marshojnë rrugëve të Tiranës, ushton thirrja: Rama jepe dorëheqjen!

Mediat kanë siguruar pamjet me dron nga protesta e 20-të në Tiranë. Mijëra qytetarët, pas mbledhjes para Kryeministrisë, kanë vijuar me marshimin në rrugët e kryeqytetit. Gjatë protestës janë dëgjuar thirrje të forta, mes tyre “Rama jepe dorëheqjen” dhe slogani “Atdheu nuk është në shitje”, ndërsa pjesëmarrësit kanë vijuar mobilizimin e tyre edhe në ditën e 20-të të protestave. Edhe pse kanë kaluar disa javë nga nisja e tubimeve, pjesëmarrja mbetet e lartë dhe se qytetarët vazhdojnë të dalin rregullisht në shesh për të shprehur pakënaqësitë e tyre ndaj qeverisë. Protestat nuk kanë humbur intensitetin dhe përkundrazi po shndërrohen në një lëvizje të qëndrueshme qytetare, e cila synon ndryshime politike në vend. Protestuesit kanë deklaruar se do të vijojnë mobilizimin deri në realizimin e kërkesës...