Amorim zbarkon te Milani: Është nder të jem këtu, ku luhet gjithmonë për të fituar
6 Korrik 2026 14:43 Alfred Lleshi Ruben Amorim, trajneri i ri i Milanit, mbërriti në aeroportin e Linate dhe dha deklaratat e para si teknik i kuqezinjve. Portugezi u shpreh i emocionuar për nisjen e aventurës së tij në stolin e “Djallit”. Duke folur fillimisht në italisht, Amorim deklaroi: “Jam vërtet shumë i lumtur që ndodhem këtu. Është një nder të jem trajneri i Milanit”. I pyetur pse zgjodhi Milanin, ai u përgjigj: “Nëse keni parë intervistat e mia të mëparshme, kam thënë se ky klub ka qenë gjithmonë i rëndësishëm për mua. Kam një mundësi të madhe. Herën e fundit i thashë vetes se duhej të zgjidhja sfida më pak të vështira, por ja ku jam, përballë një sfide edhe më të madhe. Jam...
Burimi:
telesport.al