Nainggolan shpërthen: Balogun? Ky nuk është më futboll. Atëherë për çfarë shërbejnë kartonët?

Nainggolan shpërthen: Balogun? Ky nuk është më futboll. Atëherë për çfarë shërbejnë kartonët?

Ish-mesfushori i Belgjikës, Radja Nainggolan, kritikoi ashpër vendimin për pezullimin e dënimit të Folarin Balogun, i cili do të luajë ndaj Belgjikës në fazën me eliminim direkt të Botërorit 2026. Në një intervistë për “La Repubblica”, ai deklaroi: “Kështu futbolli nuk është më futboll. Cristianos iu hoqën dy ndeshje pezullim që të luante Botërorin që nga ndeshja e parë. Tani pezullimi i Balogun është ngrirë. Edhe pushimet për hidratim nuk kanë kuptim. Kjo tregon se futbolli tashmë është vetëm çështje parash”. Nainggolan u bëri thirrje lojtarëve belgë të mos shpërqendrohen: “Ne, tifozët dhe federata, mund të ankohemi, por futbollistët duhet të mendojnë vetëm për ndeshjen”. Për Donald Trump, ai shtoi: “Nuk e kritikoj. Është një reagim normal i një tifozi amerikan. Edhe unë do të...