Danilo konfirmon: “Kjo ishte ndeshja ime e fundit me Brazilin”. Më pas mbron Ancelottin

Danilo konfirmon: “Kjo ishte ndeshja ime e fundit me Brazilin”. Më pas mbron Ancelottin

Danilo, mbrojtësi i Flamengos dhe i Brazilit, konfirmoi se ndeshja kundër Norvegjisë, e cila solli eliminimin e “Seleçaos” nga Botërori 2026, ishte e fundit për të me kombëtaren. Në prononcimin për DAZN, ish-lojtari i Juventusit nuk e fshehu zhgënjimin: “Isha dhe jam shumë i zhgënjyer, kjo është e vërteta. Të dhemb. Kemi punuar mirë, jemi përgatitur në mënyrën më të mirë, kishim dhe kemi një skuadër të fortë, si edhe një trajner të madh. Pastaj vijnë zhgënjimi, trishtimi dhe hidhërimi…” I pyetur nëse kjo ishte paraqitja e tij e fundit me fanellën e Brazilit, Danilo u përgjigj shkurt: “Po, sigurisht”. Në fund, ai doli në mbrojtje të Carlo Ancelottit: “Në futboll ndodh kështu, kur nuk fiton lindin këto diskutime dhe është normale. Trajneri është një...