Blatter sulmon FIFA-n: Kartonët e kuq nuk anulohen me telefonata politike
6 Korrik 2026 13:53 Alfred Lleshi Ish-presidenti i FIFA-s, Joseph Blatter, ka sulmuar publikisht pasardhësin e tij, Gianni Infantino, duke kritikuar mënyrën se si po drejtohet futbolli botëror dhe paralajmëruar për humbjen e besueshmërisë së institucionit. Në një postim të gjatë në rrjetin X, Blatter shkroi: “Kartonët e kuq nuk anulohen me telefonata politike. Ato anulohen mbi bazën e rregullave, provave dhe vendimeve të organeve të pavarura. Nëse Presidenti i Shteteve të Bashkuara ndërhyn te presidenti i FIFA-s dhe një lojtar papritur shpallet i pafajshëm para një ndeshjeje me eliminim direkt në Botëror, lind natyrshëm pyetja: ‘Quo vadis, FIFA?’ Futbolli nuk duhet të bëhet kurrë një fushë loje për pushtetin politik”. Blatter, i cili drejtoi FIFA-n nga 1998 deri më 2015, shtoi se vendime të...
Burimi:
telesport.al