Bratu zyrtarizohet te Partizani, nis menjëherë nga puna
Njoftimi i Partizanit: FK Partizani zyrtarizon arritjen e marrëveshjes me trajnerin Florin Daniel Bratu. 46 vjeçari nga Rumania, i cili është prezantuar sot nga presidenti Gazment Demi do të drejtojë të kuqtë në sezonin e ri 2026 – 2027. Bratu me një karrierë të pasur si lojtar dhe trajner në Rumani dhe Qipro, si dhe eksperiencë në drejtimin e Kombëtares U-21 të Rumanisë, do të shënojë në drejtimin e të kuqve edhe përvojën e parë në kampionatin shqiptar. Bratu ka nënshkruar një kontratë 1+1 dhe vjen në drejtimin e “Demave të Kuq” për të nisur projektin e ri ambicioz dhe fitues. Ndërkaq pas zyrtarizimit në drejtimin e Partizanit, trajneri Florin Daniel Bratu është prezantuar sot me skuadrën në ambientet e stadiumit “Arena e Demave”. I...
Burimi:
sportiim.al