“Infantino të largohet sot”, shpërthen revolta pas faljes së Balogun, UEFA sulmon FIFA-n
Një nga skandalet më të mëdha të këtij Botërori ka shpërthyer pas vendimit të FIFA-s për të pezulluar ndëshkimin e sulmuesit amerikan Folarin Balogun, duke i hapur rrugën aktivizimit ndaj Belgjikës. Balogun ishte ndëshkuar me karton të kuq në sfidën ndaj Bosnje-Hercegovinës dhe, sipas rregullores, duhej të mungonte në ndeshjen e fazës së 1/16-ve. Megjithatë, FIFA ndryshoi vendimin pasi presidenti amerikan Donald Trump zhvilloi një bisedë telefonike me presidentin e FIFA-s, Gianni Infantino, duke kërkuar rishikimin e pezullimit. Vendimi ka shkaktuar reagime të forta në botën e futbollit. Federata Belge është shprehur e habitur dhe ka paralajmëruar apel në FIFA, madje edhe në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv (CAS). Edhe UEFA reagoi me një deklaratë të ashpër, duke e cilësuar vendimin si “të paprecedentë, të pakuptueshëm dhe...
Burimi:
ntv.al