Kush janë personat që e bindën presidentin e SHBA të telefonojë FIFA-n
Një raport i Wall Street Journal ka ngritur polemika të forta, duke pretenduar se administrata e presidentit amerikan Donald Trump ndërhyri te presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, për të anuluar pezullimin e sulmuesit të SHBA-së, Folarin Balogun, pas kartonit të kuq të marrë në ndeshjen ndaj Bosnje-Hercegovinës. Sipas raportit, zyrtarë të lartë të Shtëpisë së Bardhë e konsideruan përjashtimin e Balogun si një goditje për shanset e kombëtares amerikane në Botëror dhe bindën Trump të kontaktonte drejtpërdrejt Infantinon. Pas bisedimeve, FIFA vendosi të anulonte pezullimin, duke u mbështetur në një dispozitë të rregullores që i jep Komisionit Disiplinor diskrecion për rishikimin e sanksioneve. Vendimi ka shkaktuar reagime të forta në botën e futbollit. Federata Belge e Futbollit e quajti zhvillimin “tronditës” dhe njoftoi se po...
Burimi:
ntv.al