Salianji shpërthen: Berisha është “paterica” që mban Ramën në pushtet

Salianji shpërthen: Berisha është “paterica” që mban Ramën në pushtet

Një patericë që e mban kryeministrin Edi Rama ende në pushtet. Kështu e quan ish-deputeti Ervin Salianji kreun e Partisë Demokratike, Sali Berisha, të cilit i thotë se duhet të japë dorëheqjen që t’i hapë rrugë rrëzimit të Ramës. Në një intervistë për Report Tv me gazetarin Nertil Agalliu, Salianji thotë se sot Berisha është pengesa për rrëzimin e Ramës dhe pikërisht kjo është arsyeja përse në protestë drejtohen edhe thirrje kundër tij. Salianji e lexon protestën si një lëvizje që po ekspozon bashkëqeverisjen Rama-Berisha. “Berisha e ka kthyer në një biznes partinë për interes personal, që ka bllokuar shpresën për ndryshim. Dhe prandaj kjo protestë e ka reagimin edhe ndaj PD. Berisha sot është pengesa për të rrëzuar Ramën,. Edhe sot që kjo protestë është kaq masive dhe me energji,...