Aksident tragjik në aksin Fier-Lushnjë, humb jetën 35-vjeçari

Aksident tragjik në aksin Fier-Lushnjë, humb jetën 35-vjeçari

Një aksident me vdekje ka ndodhur në autostradën Fier-Lushnje, në vendin e quajtur Vajkan. Sipas burimeve policore një i ri rreth 35 vjeç, pasi ka dalë nga rruga teksa ka qënë duke udhëtuar me motorr ka humbur jetën. Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat e policisë dhe grupi hetimor për të përcaktuar shkaqet e këtij aksidenti me pasoja fatale.