“Rama e Berisha, non grata nga shqiptarët”/ Protestuesi: Në shesh jo si të djathtë e të majtë! Bashkë zëri ynë bëhet…

“Rama e Berisha, non grata nga shqiptarët”/ Protestuesi: Në shesh jo si të djathtë e të majtë! Bashkë zëri ynë bëhet…

Mijëra qytetarë janë mbledhur poshtë zyrës së kryeministrit Edi Rama, në protestën e 20 masive në kryeqytet. Një protestues u ka bërë thirrje të pranishmëve për bashkim përtej ndarjeve politike, duke theksuar se pjesëmarrja në shesh nuk duhet të shihet si përkatësi e së djathtës apo së majtës. Ai shtoi se uniteti qytetar është forca kryesore e lëvizjes, duke përdorur simbolikën e flamurit për të theksuar idenë e përfaqësimit të përbashkët kombëtar. “Sot jemi këtu jo si të djathtë apo të majtë por si shqiptarë. Kur bashkohemi zëri ynë bëhet më i madh se çdo gjë. Një flamur varet nga dy duar por përfaqëson një popull të tërë”, tha ai.