Historia e depërtimit të mafias shqiptare në Ekuador, lidhjet e fshehta mes ‘Ndrangheta-s, Camorra dhe Los Choneros

Historia e depërtimit të mafias shqiptare në Ekuador, lidhjet e fshehta mes ‘Ndrangheta-s, Camorra dhe Los Choneros

Nga María Belén Arroyo-Vistazo.com   Policia italiane arrestoi të martën, më 16 qershor, 8 persona që bënin pjesë në një rrjet të trafikut të drogës. Ky operacion në Itali konfirmon atë që në Ekuador konsiderohet prej kohësh një sekret i njohur: mafiet kalabreze ‘Ndrangheta dhe Camorra kanë vepruar në koordinim me grupin kriminal ‘Los Choneros’. Hetimi, i drejtuar nga Drejtoria Distriktuale Antimafia (DDA) i Prokurorisë së Romës, nisi disa muaj më parë. Një nga momentet kyçe të këtij procesi ndodhi në fund të muajit maj, kur autoritetet italiane zbuluan se Camorra kishte vjedhur rreth 10 kilogramë kokainë, me vlerë afro 350 mijë dollarë, nga një rrjet i Amerikës së Jugut. Për ta realizuar këtë, organizata kriminale simuloi një operacion policor, i cili në fakt rezultoi të...